Veseli pret në takim disa nga delegatët e Deklaratës Kushtetuese e 2 korrikut

02 korrik 2019 | 08:58

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut është një moment kthese historike në rrugëtimin e popullit tonë për liri e pavarësi.

“Sot pata kënaqësinë që të takojë disa nga delegatët që ishin pjesë e kësaj ngjarje të madhe. Së bashku evokuam përjetimet e asaj kohe, por edhe këto zhvillimet aktuale nëpër të cilat është duke kaluar shteti ynë. Respekt dhe nderim vendosmërisë historike të delegatëve të 2 Korrikut”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot bëhen 29 vjet që kur delegatët e atëhershëm të…