
Veseli publikon foto nga takimi me Edi Ramën, e quan takim vëllazëror
29 qershor 2020
| 19:53
“Takim vëllazëror me kryeministrin Edi Rama”, kështu e ka shkruar mbi foton e publikuar në llogarinë e vet në “Facebook” kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, për takimin që ka pasur sot në Prishtinë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka filluar sot vizitën dyditore në Kosovë.
Ai sot është takuar me presidentin Hashim Thaçi, me kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmanin, me kryeministrin Avdullah Hoti, me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, atë të PDK-së Kadri Veseli dhe me kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.
Ndërkaq nesër pritet të ketë takim me liderët e tjerë partiakë.
(M.Q / Epoka e re)