Prishtina – Feronikeli, përfundoi pjesa e parë

29 qershor 2020 | 19:51

Prishtina – Feronikeli, përfundoi pjesa e parë

Pjesa e parë e ndeshjes derbi mes Prishtinës dhe Feronikelit përfundoi me rezultat 2-1.

Të parët në epërsi kaluan vendasit në minutën e 11-të, kur asistimin e Armend Thaqit në gol e shndërroi Otto John. Dy minuta më vonë për rezultatin 1-1 është përkujdesur Albert Dabiqaj. Golin e dytë për kryeqytetasit e shënoi Gauithier Mankenda në fund të pjesës së parë.

Duhet cekur se Ahmed Januzi lëshoi një tjetër rast të mirë për Prishtinën, derisa mysafirët shpëtuan pa pësuar gol edhe në rastin e Lladrovcit, kurse “Nikli” pati një rast të mirë, por gjuajtjen e Hotit e ndali portieri Bekaj.

(V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, më 3 korrik do ta…