Veseli: Shteti i Kosovës është arritje e përpjekjeve shekullore për liri

12 shkurt 2018 | 15:38

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar sot ekspozitën “Rrënjët e shtetit”, e cila është organizuar për ndër të dhjetëvjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Në profilin e vet në “Facebook”, ai ka shkruar se ekspozita përmbledh vetëm disa momente historie të rrugëtimit të Kosovës për liri dhe pavarësi.

“Shteti i Kosovës është arritje e përpjekjeve shekullore për liri dhe pavarësi. Secila gjeneratë ka dhënë shumë për vendin tonë, për lirinë që e gëzojmë. Ekspozita ‘Rrënjët e Shtetit’, e hapur për nder të 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, përmbledh vetëm disa momente historie të rrugëtimit tonë për liri dhe pavarësi, si dhe jehonën që ato kishin në mediet ndërkombëtare”, ka shkruar Veseli.

Ekspozita “Rrënjët e Shtetit”, është hapur të shtunën në sheshin “Skënderbe” dhe përmban 110 fotografi të ballinave të gazetave të botës që kanë raportuar për zhvillimet në Kosovë nga 1968 e deri më 2008.

Fotografia e Kadri Veseli Fotografia e Kadri Veseli

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rruga për liri e pavarësi ishte e gjatë dhe e…