Veseli takohet me Ahtisaarin, flasin për dialogun Kosovë – Serbi

14 nëntor 2018 | 14:57

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar ish-presidentin e Finlandës dhe ish të dërguarin special për statusin e Kosovës, Marti Ahtisaari, me të cilin ka evokuar kujtime nga shpallja e pavarësisë se vendit tonë si dhe ka biseduar për dialogun me Serbinë.

“Pata kënaqësinë ta takoj presidentin Marti Ahtisaari. Evokuam kujtime nga puna e tij që çoi në shpalljen e Kosovës shtet i pavarur dhe sovran, një ëndërr edhe përpjekje e gjatë e popullit tonë. Ne jemi krenarë që Kosova është bërë shembull i demokracisë për shumë vende. Me presidentin Ahtisaari shkëmbyem shumë mendime për të ardhmen e Kosovës dhe këshillat e tij janë gjithmonë të mirëseardhura”.

“Në ketë fazë, Kosova është e përkushtuar që të vazhdojë dialogun me Serbinë, për të përmbyllur përgjithmonë çështjet e hapura mes dy vendeve dhe për te ecur si dy vende sovrane në rrugën e integrimeve evropiane. Kushtetua e Kosovës, që buron nga propozimi i presidentit Ahtisaari, është garantuese e fortë e lirisë se qytetarëve tanë, pa dallim, dhe mbrojtja e kësaj kushtetute do të jetë angazhimi ynë i përhershëm, në çdo fazë”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Image may contain: 4 people, people sitting and indoor

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kampionati botëror i boksit nis nesër (e enjte) në New…