Veseli takon bashkëluftëtarët e tij nga Batalioni “Atlantiku” (Foto)

09 dhjetor 2018 | 18:31

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në kuadër të vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), ka takuar bashkëluftëtarët e tij nga Batalioni “Atlantiku”

“Pata kënaqësinë të takoj bashkëluftëtarët e mi nga Batalioni “Atlantiku”, të cilët para gati 20 vjetëve lanë Amerikën për të u bashkuar në luftën për liri. U takuam pikërisht në vendin ku ata ishin bërë bashkë për tu nisur për Kosovë, në Hotel Royal Regency. Ata edhe pas përfundimit të luftës kanë vazhduar ta mbështesin vendin e tyre, për ta forcuar politikisht e zhvilluar ekonomikisht. Këtë vullnet e kanë edhe sot dhe nuk do ta humbasin asnjëherë. I ftova që bashkë të vijnë në Kosovë vitin e ardhshëm, që ta shënojmë bashkë 20-vjetorin e çlirimit të Kosovës”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Image may contain: 3 people, people smiling, people standing, tree, sky, outdoor and natureImage may contain: one or more people, people standing, tree, sky, outdoor and nature

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madridi ka fituar ngushtë ndaj Huescas në xhiron e…