Veseli thotë se si kryeministër i ardhshëm i vendit, do ta ketë prioritet përmirësimin e klimës së biznesit

14 gusht 2019 | 16:20

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka vizituar kompaninë “Meka” që merret me përpunimin e mishit dhe është një ndër prodhuesit më të mëdhenj në vend.

Veseli më këtë rast ka thënë se si kryeministër i ardhshëm i vendit, do ta ketë prioritet heqjen e barrierave burokratike dhe përmirësimin e klimës së biznesit për kompani prodhuese si “Meka”.

Image may contain: 5 people, people sitting and food

“Pata një takim shumë të frytshëm në kompaninë “Meka” që merret me përpunimin e mishit dhe është një ndër prodhuesit më të njohur, duke bërë të pranishme produktet “Made in Kosova” në shumë tregje të huaja. Fal suksesit të kësaj kompanie punësohen mbi 100 banorë të zonës duke kontribuar ndjeshëm në mirëqenien komunitetit. Si kryeministër i ardhshëm i vendit, do të kem prioritet heqjen e barrierave burokratike dhe përmirësimin e klimës së biznesit për kompani prodhuese si “Meka” në mënyrë që të hapen sa më shumë vende të reja pune dhe sa më pak të rinj të detyrohen të largohen”, ka shkruar Veseli në profilin e vet në “Facebook”.

/Epoka e Re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkoloneli Mentor Saiti, është emëruar komandant i njësitit special ushtarak…