Veseli: Trashëgimia politike dhe humanitare e Bajram Rexhepit, frymëzim për ne

22 gusht 2018 | 13:14

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lideri i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka përkujtuar ish-kryeministrin Bajram Rexhepi me rastin e njëvjetorit të ndarjes nga jeta.

Ai ka thënë se trashëgimia e tij politike dhe humanitare është burim frymëzimi.

“Kryeministri Bajram Rexhepi i dha shumë vendit të tij. Në njëvjetorin e ndarjes se tij nga jeta, kujtuam me krenari veprën e tij në luftën për liri dhe në ndërtimin e shtetit. Trashëgimia e tij politike dhe humanitare është burim frymëzimi për ne”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Robert Lewandowski e ka pranuar se dëshironte të largohej nga…