Veseli tregon se çfarë biseduan me ambasadorin amerikan

22 janar 2019 | 14:05

Ka përfunduar takimi i thirrur nga kryeparlamentari Kadri Veseli me ambasadorin amerikan, Philip Kosnett, dhe kryeministrin Ramush Haradinaj.

Takimi është zhvilluar pa praninë e mediave.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka folur për këtë takim.

“Me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett dhe Kryeministrin Ramush Haradinaj sot patëm një takim tejet konstruktiv dhe diskutuam për sfidat që na presin gjatë këtij viti. 

Ne do të punojmë bashkë që vendimet e institucioneve të Kosovës, për procese të rëndësishme, të jenë në interes të qytetarëve tanë dhe në koordinim të plotë me SHBA-të dhe partnerët tjerë ndërkombëtarë. 

Kosova është e vendosur që përjetësisht ta ruajë miqësinë dhe partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kjo nuk do të ndryshojë asnjëherë”, ka shkruar Veseli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-sulmuesi i Chelseat, Demba Ba është larguar nga Kina dhe…