Veseli: Ushtria e Kosovës do të jetë nderi dhe krenaria jonë

27 nëntor 2018 | 14:12

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka thënë se Dita e Sigurisë së Kosovës këtë vit është më e veçantë, pasi që së shpejti vendi do të bëhet me Ushtri. Veseli ka shkruar në profilin e tij në ‘Facebook’,  se Ushtria e Kosovës do të jetë nderi dhe krenaria e shtetit.

“Dita e Forcës së Sigurisë së Kosovës këtë vit është më e veçantë se çdo herë tjetër. Për pak ditë ne përmbyllim procesin e transformimit të FSK-së në Ushtri të Kosovës. Djemtë dhe vajzat e saj do të jenë nderi dhe krenaria e shtetit, në shërbim të sigurisë, lirisë, paqes dhe vlerave multietnike të vendit tonë sovran”, ka shkruar Veseli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri…