Veseli: Vdekja e Osman Zhitisë, lajm i dhimbshëm

02 korrik 2020 | 16:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, e ka quajtur lajm të dhimbshëm vdekjen e Osman Zhitisë.

Ai ka thënë se baca Osman, ishte atdhetar i madh dhe burim frymëzimi në rrugëtimin tonë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, raporton “Epoka e re”.

“Lajm i dhimbshëm vdekja e Osman Zhitisë. Babai i Heroit Afrim Zhitia, baca Osman, ishte atdhetar i madh dhe burim frymëzimi në rrugëtimin tonë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Jeta e tij ishte mes përkushtimit, qëndresës e krenarisë. Do të na mungojë të gjithëve. Ngushëllime familjes dhe gjithë kombit”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bernie Ecclestone, ish-bosi i Formula 1, është bërë baba për…