Veseli: Veprimtaria e Fadil Vatës la shenja të pashlyeshme për çlirimin e Kosovës

26 prill 2018 | 20:28

Kryeparlamentari, Kadri Veseli ka përkujtuar atdhetarin dhe prijësin e lëvizjes çlirimtare të viteve të 80-ta, Fadil Vatën.

Veseli përmes profilit të tij në “Facebook” ka shkruar se veprimtaria e Fadil Vatës la shenja të pashlyeshme në rrugën tonë për çlirimin e Kosovës.

Po ashtu Veseli ka thënë se emri i tij qëndron krenar në panteonin e heronjve të Kosovës së lirë dhe sovrane.

Postimi i plotë i Kadri Veselit:

Sot përkujtojmë Fadil Vaten, veprimtarin e hershëm të lëvizjes kombëtare për lirinë e Kosovës. Fadili u nda herët nga ne, pikërisht atëherë kur i duhej edhe më shumë Kosovës, por veprimtaria e tij atdhetare la shenja të pashlyeshme në rrugën tonë për çlirimin e Kosovës. Emri i tij sot qëndron krenar në panteonin e heronjve të Kosovës së lirë dhe sovrane.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me formimin e Gjykatës Speciale për korrupsion, Kosova planifikon që…