Veseli viziton fermën e deleve “Nisi”

30 shtator 2019 | 17:37

Një vizitë të shkurtër sot kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) e kishte në fermën e deleve “Nisi”, pronë e Ibrahimit dhe Anitës, që me këtë punë mbajnë familjen e tyre.

“Duke ditur rëndësinë e madhe që kanë veprimtaritë biznesore blegtorale dhe bujqësore, si kryeministër do ta zgjeroj dhe rris përkrahjen për të gjithë ata që kanë ferma në vendin tonë. Të gjithë prodhuesve do t’ua subvencionojmë deri në 80 për qind edhe interesin e kredive që i marrin për prodhim apo eksportim të produkteve ‘Made in Kosova’. Dhe, po ashtu, me investime kapitale, ne do t’i asfaltojmë edhe 500 kilometra rrugë, duke lidhur kështu zonat e thella rurale me qendrat urbane për plasim më të lehtë të produkteve në tregje”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.

Fotografia e Kadri Veseli

Fotografia e Kadri Veseli

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryeministër nga koalicioni AAK-PSD, Ramush Haradinaj me bashkëpunëtorë…