Veseli viziton Fushë-Kosovën: Qeveria duhet t’i ndihmojë të gjitha komunat e Kosovës

08 prill 2020 | 17:46

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka vizituar sot komunën e Fushë-Kosovës.
Veseli ka thënë se me kryetarin e Fushë-Kosovës, Burim Berisha kanë biseduar rreth masave të ndërmarra ndaj koronavirusit.
“Sot vizitova komunën e Fushë Kosovës, ku bisedova me kryetarin Burim Berisha dhe kolegët të tij për gjendjen aktuale të banorëve dhe masat e marra aty në kuadër të luftës kundër coronavirusit. Pandemia sot na kërcënon të gjithëve njësoj, pa dallim për përkatësinë partiake, etnike, krahinore, gjinore apo sociale. Prandaj vetëm së bashku mund ta përballojmë e tejkalojmë këtë situatë”, ka shkruar ai në “Facebook”.
Veseli ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet t’i ndihmojë të gjitha komunat e Kosovës në lindje e perëndim, veri e jug pa dallime politike e etnike.
“Ne jemi duke këmbëngulur prej javësh për një paketë financiare emergjente prej 320 milionë euro për ta mbështetur siç duhet luftën kundër coronavirusit si dhe për të mbrojtur ekonominë nga kolapsi”
a

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ronaldinho i ka falënderuar tifozët që u lutën për lirimin…