Ronaldinho pas lirimit nga burgu: Faleminderit për lutjet

08 prill 2020 | 17:42

Ronaldinho i ka falënderuar tifozët që u lutën për lirimin e tij. Legjenda braziliane, pasi u lirua nga burgu, do të vazhdojë të qëndrojë në burg shtëpiak derisa të merret vendimi final

Ronaldinho dhe vëllai i tij, Roberto Assis janë liruar nga burgu në Paraguai dhe do të vazhdojnë të qëndrojnë në arrest shtëpiak.

Dy vëllezërit ishin arrestuar në fillim të muajit mars pasi ishin duke përdorur pasaporta false për t’u futur në këtë shtet.

Ata po shkonin në Paraguai për të marrë pjesë në disa evente promocionale.

Pasi i kaluan 32 ditë në burg, gjyqtari Gustavo Amarilla vendosi që ata të transferoheshin në një hotel në Asuncion, ku do ta presin vendimin final.

Ronaldinho i pagoi afro 1,5 milion euro për t’u larguar nga burgu.

Ai ishte arrestuar në Resort Yacht dhe Golf Club Paraguay.

Avokatët e ish-futbollistit të njohur kanë thënë se klientit të tyre i ishte dhënë pasaporta paraguaiane si dhuratë nga sponsorët lokalë dhe se ai nuk e dinte se ishte duke vepruar gabimisht.

Edhe pse qëndroi në burg më shumë se një muaj, 40 vjeçari shihej i buzëqeshur, ndërsa luajti shpesh futboll me të burgosurit tjerë.

Pasi u lirua, ai i kishte dy fjalë për tifozët: “Faleminderit që u lutët për mua”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kai Havertz është vlerësuar si një nga talentet më premtues…