Vetaksident në Fushë-Kosovë, humbin jetën një grua dhe një vajzë e mitur

20 maj 2025 | 08:31

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmë në fshatin Kuzmin të Fushë Kosovës, ku si pasojë e një vetaksidenti humbën jetën dy persona, përfshirë një të mitur.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se mbrëmë pas orës 22:00, është raportuar një aksident trafiku me pasoja fatale, ku një veturë ka dalë nga rruga dhe është përplasur, duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurëse dy personave që gjendeshin në të.

Të ndjerat janë identifikuar si: H.H.A., 27-vjeçare, e cila drejtonte automjetin dhe A.V., 17-vjeçare, pasagjere, e mitur

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe hetimore, për të bërë ekzaminimin e plotë të vendit të aksidentit.

Trupat e pajetë të viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për autopsi.

Rasti është iniciuar si “Aksident trafiku me fatalitet” dhe hetimet janë në zhvillim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Konkursi i Këngës në Eurovision i këtij viti ka mbaruar,…