Vetaksident në Pejë, humbet jetën shoferi

22 gusht 2025 | 08:19

Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën “Konferenca e Bujanit” në Pejë.

Sipas policisë, rreth orës 05:20 një veturë ka goditur një shtyllë ndriçimi rrugor, ku ngasësi ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Ai është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Pejës por, fatkeqësisht, ka ndërruar jetë, ka konfirmuar ekipi mjekësor.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i LDK-së, Alban Zogaj tha se LDK nuk i…