Vetaksident në Prishtinë, ndërron jetë shoferi

04 dhjetor 2022 | 12:44

Një aksident me fatalitet ka ndodhur dje në fshatin Preoc të Pristhinës.

Vetaksidenti ka ndodhur rreth orës 02:50, si pasojë e të cilit ka ndërruar jetë vozitësi mashkull-kosovar.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Njoftimi i plotë:

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET/Fsh. Preoc, Prishtinë 03.12.2022 – 02:50.  Raportohet se si pasojë e një vet-aksidenti ka vdekur vozitësi mashkull kosovar, ndërsa lëndime trupore ka pësuar pasagjeri i cili është dërguar për tretman mjekësor.  Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka…