Vetëm 1 në 50 milionë, kapet karavidhja shumë e rrallë

13 shtator 2019 | 11:53

Një peshkatar në Mejn të ShBA-së ka kapur një karavidhe të veçantë me dy ngjyra. Rastet kur zhguallorët detarë janë me dy ngjyra të tilla janë shumë të rralla, 1 në 50 milionë.

Kjo karavidhe i ka ngjyrat e ndara në mes dhe njërën anë e ka të zezë, tjetrën të kuqe. Gjasat janë që ngjyrat të jenë ndarë për shkak të një mutacioni gjenetik, sipas shkencëtarit amerikan Met Thaluhauser.

Kapiteni Deril Danham, peshkatari që e gjeti, ka vendosur t’ia dhurojë gjallesën e rrallë Qendrës së Kërkimeve për Peshkim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Suedi banorëve të kryeqytetit Stokholm u ofrohet mundësia të…