
Vetëm 534 qytetarë në Kosovë janë të infektuar me Covid
11 prill 2022
| 15:06
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se në Kosovë janë 534 raste aktive me Covid.
Sipas kësaj ministrie, gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë paraqitur vetëm 14 raste të reja me Covid si dhe janë shëruar 24 persona.
“Nga 708 testime, 14 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 24 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.085. Në total numri i rasteve aktive është 534”, ka njoftuar MSh-ja.
Raporti 24-orësh i MSh-së: 14 raste të reja me Covid, 24 të shëruar dhe 12 të vaksinuar