Vetëm fitorja e Milo Djukanoviqit mund ta shpëtojë Malin e Zi

19 mars 2023 | 09:25

Jason Gold

Milo Djukanoviq është duke garuar për president të Malit të Zi në zgjedhjet që do mbahen me datën 19 Mars dhe po sfidohet nga pesë kandidatë të tjerë, pjesa dërmuese e të cilëve kanë qenë anëtarë të dy qeverive të kaluara pro serbe: Zdravko Krivokapiq dhe Dritan Abazoviq -më vonë rikonfiguruar në format – kundrejt të cilëve është votuar – për jo besueshmëri, kanë larguar Malin e Zi nga orientimi evropian.
Krivokapiq dhe Abazoviq i kanë bërë qejfin presidentit të Serbisë Vuçiq dhe Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi.
Brenda një periudhe të shkurtër kohore Qeveritë Krivokapiq dhe Abazoviq, shpërbënë shumë nga institucionet shtetërore malazeze, duke shkarkuar drejtues të instituteve arsimore dhe organe qeveritare për t’i zëvendësuar ata me njerëz që ishin besimtarë dhe pasues të Kishës Ortodokse Serbe.
Të dy Qeveritë, thuajse e kishin falimentuar vendin me borxhe ekstreme, të shkaktuara nga huamarrja në tregjet e hapura financiare në Londër, për të paguar për politikat populiste dhe jo për projekte investimi.
Qeveritë Krivokapiq dhe Abazoviq, shkaktuan ndarje brenda shoqërisë duke pretenduar se kushdo që nuk pajtohej me politikat e tyre, ishte “fashist” ose një radikal i djathtë ekstrem.
Përgjatë Qeverisjes së tyre, u pushuan nga puna gazetarët dhe drejtorët e transmetuesit shtetëror RTCG veç se guxuan të merrnin në pyetje ministrat e Qeverisë, për tu ti zëvendësuan ata gazetarë, me njerëz që thonë vetëm “po”.
Kushtetuta e Malit të Zi u injorua si nga kryeministri Krivokapiq ashtu edhe nga Kryeministri Abazoviq dhe u miratua legjislacion i dyshimtë, që minonte pjesë të kushtetutës së Malit të Zi -pjesë këto të cilat nuk u përshtateshin atyre, siç është amendamenti në Ligjin Presidencial.
Kjo edhe i hoqi disa të drejta Presidentit.
Ata nënshkruan një marrëveshje të veçantë me Kishën Ortodokse Serbe, e cila Marrëveshje e vendosi Kishën Ortodokse Serbe mbi ligjin dhe i jepte të drejta që asnjë religjion tjetër në Mal të Zi nuk i ka. Ata këmbëngulën gjithashtu në lidhjen e Malit të Zi me idenë e “Ballkanit të Hapur”, që është projekti i presidentit të Serbisë Vuçiq dhe i Presidentit të Shqipërisë Edi Rama.
Katër kandidatët kryesorë që kundërshtonin presidentin aktual, Milo Gjukanoviq, ishin të gjithë ministra në njërën ose tjetrën nga dy Qeveritë-të e Krivokapiqit dhe Abazoviqit dhe të gjithë kanë qenë përgjegjës për largimin e Malit të Zi nga prijësi në Ballkanin
Perëndimor, në rrugën e tij drejt anëtarësimit të BE-së.
Mali i Zi tani është një vend shumë i trazuar dhe i destabilizuar.
Edhe pas shumë paralajmërimeve nga diplomatët ndërkombëtarë dhe ata të BE-së, zyrtarët e Malit të Zi vazhduan të shqetësoheshin vetëm për ti bërë qejfin Presidentit të Serbisë Vuçiq.
Këto zgjedhje presidenciale janë një udhëkryq për Malin e Zi.
Një fitore nga presidenti aktual, Milo Gjukanoviq do të ndihmojë në kthimin e Malit të Zi, në orientimin e tij Evropian, veçanërisht tani sepse Mali i Zi do të ketë gjithashtu zgjedhje të përgjithshme në Qershor.
Një fitore presidenciale për Gjukanoviq do të shtojë vrullin e nevojshëm për një fitore progresive me orientim Evropian- në Zgjedhjet e Qershorit.
Çfarëdo që njerëzit thonë për Milo Gjukanoviqin, e vetmja gjë që ata nuk mund të thonë kurrë është se që nga viti 1997 ai ka ndryshuar ose hezituar në dëshirën e tij, për ta futur Malin e Zi në familjen e shteteve evropiane, dhe përfundimisht në vetë BE.
Edhe gjatë luftës në Kosovë Milo Gjukanoviq si president i Malit të Zi, qëndroi neutral edhe pse e vuri Mali i Zi ishte nën presion të madh nga Serbia.
Gjukanoviq ua hapi Malin e Zi refugjatëve të Kosovës, në fakt edhe vetë presidentja e Republikës së Kosovës erdhi në Mal të Zi si refugjate, e re në atë kohë.
Mali i Zi në kushtetutën e tij është një shtet laik, antifashist, multietnik.
Dhe në 30 vitet që Milo Gjukanoviq ka qenë në postet e larta shtetërore si Kryeministër ose President, ai ka siguruar që Mali i Zi t’i përmbushë detyrimet e tij kushtetuese.
Ai mbajti tri shtyllat e lartpërmendura të të qenurit një shtet i qytetëruar, në të cilin të gjithë janë të mirëpritur pavarësisht nga përkatësia etnike, feja apo trashëgimia e tyre.
Në këto kohë të pasigurta në kontinentin tone, me luftë të ndezur në Ukrainë dhe protagonistë si Viktor Orban në Hungari dhe Vuçiq në Serbi, a mund të jetë vërtet i sigurt Ballkani Perëndimor pa një politikan si Milo Gjukanoviq në pushtet?
Zgjedhja në këto zgjedhje është shumë e qartë.
Ose do të ketë një president që është i interesuar vetëm t’i bëjë qejfin presidentit Vuçiq të Serbisë dhe Serbia e Rusia do të lejohen të diktojnë politikën e brendshme dhe të jashtme të Malit të Zi ose Mali i Zi do të udhëhiqet nga presidenti Milo Gjukanoviq i cili ka një histori të ndërtimit të marrëdhënieve miqësore dhe respektuese me të gjithë shtetet e tjera fqinje në rajon.

* Jason Gold është anëtarë i partisë Laburiste në Mbretërinë e Bashkuar. Ai është Themelues dhe Kryetar i degës së Labor International (LI) në Evropën Qendrore.
Labor International (LI) u krijua në 1997 në mënyrë që anëtarët e Partisë Laburiste Britanike që jetojnë jashtë Mbretërisë së Bashkuar, të mund të vazhdojnë aktivitetin politik dhe të përfshihen në mbështetjen dhe fushatën për Partinë Laburiste.
Përveç se një themelues i LI në Britiani -Dega e Evropës Qëndrore, Jason Gold po ashtu është shkrimtarë, analist dhe fotografist.
Puna e tij është shfaqur si në botimet e Mbretërisë së Bashkuar ashtu edhe në mediat ndërkombëtare. Në vitin 1992, ai u largua nga Londra për të mbuluar luftërat në Jugosllavi, duke udhëtuar nëpër secilën prej ish-republikave të vendit.
Gold njihet për kontributin dhe përfshirjen e tij, në dobi të demokracisë në botë.
Ndërkaq në Kosovë, së fundi Gold është duke bashkëpunuar me Institutin për Mbrojtjen e Vlerave Demokratike (IMVD), me fokus në promovimin dhe mbrojtjen e vlerave demokratike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jason Gold Milo Djukanovic is running for President of Montenegro…