Vetëm në Prishtinë 249 raste të reja të infektimit

08 prill 2021 | 15:16

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka treguar se Prishtina dhe Prizrenit janë komunat me numërim më të madh të infektimeve me koronavirus.

Sipas IKShPK-së, në 24 orët e fundit, vetëm në Prishtinë janë regjistruar 249 raste të reje të infektimit me Covid-19.

“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 249 raste, Prizren 93 raste, Ferizaj 89 raste, Gjilan 69 raste, Mitrovicë 59 raste, Gjakovë 44 raste, Pejë 44 raste, Podujevë 32 raste, Vushtrri 29 raste, Fushë-Kosovë 26 raste, Kamenicë 17 raste, Lipjan 17 raste, Obiliq 14 raste, Klinë 11 raste, Malishevë 11 raste, Istog 10 raste, Kaçanik 9 raste, Shtime 9 raste, Viti 9 raste, Suharekë 7 raste, Drenas 6 raste, Dragash 5 raste, Rahovec 5 raste, Skenderaj 3 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Hani i Elezit, Kllokot dhe Leposaviq”, është thënë në njoftim.

Në njoftimin për medie, instituti ka treguar se gjatë kësaj periudhe kohore janë regjistruar 12 viktima, 871 raste të reja dhe janë shëruar 642 pacientë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Investitorët e huaj potencialë për të mësuar më shumë rreth…