Vetëm një rast me Covid në Kosovë, asnjë i vdekur

18 tetor 2021 | 14:59

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, nga 1.419 testime, një qytetar ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga Covid-19.

Sot janë shëruar edhe 42 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.936.

Në total numri i rasteve aktive me Covid është 632.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-sekretari amerikan i Shtetit, Colin Powell, ka vdekur në moshën…