Veteranët e UÇK-së protestojnë më 9 korrik, në çdo komunë do të marrin pjesë vetëm 99 persona

07 korrik 2020 | 14:51

Protesta e paralajmëruar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së për datë 9 korrik do të mbahet, por duke respektuar rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK).

Kjo është bërë me dije nga përfaqësuesit e OVLUÇK-së në një konferencë për medie.

Nënkryetari i kësaj organizate, Nasim Haradinaj, ka thënë se protesta do të mbahet, por do të ndryshojë kahje dhe formë.

Haradinaj ka thënë se protesta do të mbahet në çdo komunë, por me një numër të caktuar të protestuesve.

“Çdo komunë do të protestojmë në ora 12:00, me vetëm 99 persona”, ka thënë Haradinaj.

Kjo protestë mbahet në shenjë pakënaqësie ndaj propozim aktakuzës kundër Hashim Thaçit dhe Kadri Veseli nga Gjykata Speciale.

Para disa ditësh, Veseli ka kërkuar nga veteranët e UÇK-së të mos dalin në protesta për shkak të pandemisë Covid-19.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, sot ka…