Veteranët e UÇK-së protestojnë të hënën

03 qershor 2022 | 16:22

Veteranët e Luftës do të organizojnë protestë kundër Qeverisë Kurti. Këtë e bëri të ditur sekretari i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Faton Klinaku me anë të një postimi në profilin e vet në “Facebook”.

Ai ka deklaruar se protesta po organizohet për shkak se pushteti i po do t’i heqë veteranët e luftës nga lidhja me pagën minimale.

Postimi i plotë i Klinakut:

Meqenëse të hënën me datë 06.06.2022 në ora 11:00 do të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës, dhe si pikë e parë e rendit të ditës është miratimi i projektligjit për ndryshimin e ligjeve, me anë të të cilit ky pushtet po do që t’i heqë veteranët e luftës nga lidhja me pagën minimale, u vendos që të kundërshtohet kjo.

Në takimin me degë, u vendos që të hënën me datën 6 qershor 2022, prej orës 10:00, të mbahet protestë para Kuvendit të Kosovës kundër diskriminimit që po iu bëhet veteranëve, invalidëve dhe familjeve të dëshmorëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fansat kanë vënë re se partnerja e Reggie Bush, Lilit,…