Kim Kardashian ka ngjashmëri të madhe me gruan e ish-partnerit të saj, Reggie Bush

03 qershor 2022 | 16:21

Fansat kanë vënë re se partnerja e Reggie Bush, Lilit, duket identike me ish-in e tij, Kim Kardashian, në bazë të disa fotografive të reja.

Ylli i “Keeping Up With the Kardashians” është takuar me futbollistin midis 2007 dhe 2010.

Por në vitin 2014, Reggie, 37-vjeçar, u martua me balerinën armene, Lilit, 34-vjeçare dhe çifti kanë tre fëmijë.

Fansat u tronditën së fundmi kur fotot e rralla të shpërndara nga bukuroshja me flokë të zeza dukeshin identike me Kim Kardashian, 41 vjeçare.

“Kjo është gruaja e Reggie Bush (ish i dashuri i Kim Kardashian), njerëzit thonë se ajo është një klon i Kim Kardashian”, shkroi njëri krahas një fotoje të nënës së tre fëmijëve.

Në imazh, Lilit qëndronte në oborrin e shtëpisë, e veshur me një kostum të ngushtë ngjyrë kafe me mëngë të gjata, ndërsa mbante një pistoletë masive të kuqe.

Për aksesorët, gruaja e Reggiet kishte një palë vathë të thjeshtë prej ari dhe i kishte të lëshuar flokët kaçurrele.

Në një imazh të dytë, Lilit u ul në verandën e përparme me dy djemtë e saj.

Një e tretë vuri në dukje: “Nuk mund të gënjej. Kur e pashë për herë të parë kur ata filluan të takoheshin, ajo dukej si Kim dhe ndoshta kjo ishte ajo që i pëlqente tek ajo, por ajo nuk i ngjan asaj këto ditë”.

Lilit Avagyan është me profesion një balerinë, koreografe dhe mësuese vallëzimi.

Reggie Bush në anën tjetër luajti për Miami Dolphins, Detroit Lions, Buffalo Bills dhe San Francisco 49ers.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Mbrojtjes ka bërë me dije se ka shpallur…