Veteranët e UÇK-së tentojnë të hyjnë me forcë në hyrje të Kuvendit (video)
30 mars 2026
| 13:14
Veteranët e luftës së UÇK-së, kanë tentuar të hyjnë me forcë në hyrje të Kuvendit, nga ana e deputetëve, raporton Ekonomia Online.
Aty shihen edhe zyrtarë policor të cilët mundohen t’i ndalojnë protestuesit.
Protesta e OVLUÇK-së është thirrur kundër ekspozitës që u vendos në sheshet e Prishtinës, e cila pasqyroi pasaktësi për masakrat e Kosovës.



