
Veterani i UÇK-së proteston me shalqi në dorë para Kuvendit, kritikon Kurtin
21 korrik 2025
| 11:16
Veterani i UÇK-së, Agim Pllashniku, ka mbajtur një protestë të pazakontë pak para vazhdimit të 50 të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Ai ka protestuar me shalqi në dorë. “Albini na ka rrejt, na premtoi bashkim kombëtar. Po ia ha zemrën popullit, por edhe deputetëve. Ai po ha bostanin e Greqisë se atje po rri. Nuk po e ha bostanin e Shqipërisë që është për bashkim kombëtar”, ka thënë Pllashniku.