Vetëvendosje e anulon një koktej të paraparë për sot, shkaku i seancës në Hagë

18 shkurt 2026 | 14:12

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se e ka anuluar një koktej të thirrur për sot. Sipas njoftimit anulimi vjen pasi në Gjykatën Speciale, pritet të flasin ish-krerët e UÇK-së.

Nuk dihet se kur është thirrur ky koktej, meqenëse prej kohesh dihej se krerët e UÇK-së do të flasin sot para gjyqtarëve.

E plotë: Anulohet kokteji i paraparë të mbahet sot

Të dashur aktivistë e anëtarë ju njoftojmë se anulohet kokteji i paraparë të mbahet sot, për arsyen e mbajtjes së seancës përmbyllëse dëgjimore në Gjykatën Speciale.

Me shpresë se drejtësia do triumfojë ashtu siç triumfoi lufta e drejtë e UÇK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav është pritur…