Vetëvendosje-LDK, sot diskutojnë për politikat sociale dhe projektet infrastrukturore

07 nëntor 2019 | 07:39

Takimi i LDK-së dhe LV-së do të zhvillohet në seli të Lëvizjes Vetëvendosje, duke filluar nga ora 15:00.

Grupet punuese të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike e Kosovës, sot i vazhdojnë takimet, ku do të diskutojnë politikat sociale dhe projektet infrastrukturore.

Sipas burime brenda LV-së dhe LDK-së grupet punuese pothuajse janë në përfundim të punës së tyre dhe pastaj i mbetet kryetarit të VV-së, Albin Kurti dhe atij të LDK-së, Isa Mustafa, të dakordohen rreth propozimit të këtyre grupeve, si dhe t’i ndajnë përgjegjësitë qeverisëse.

Përndryshe, pas takimit të grupeve punuesve në mes LDK-së dhe VV-së, i cili është mbajtur të hënën, Glauk Konjufca paralajmëroi se për 10 ditë do të përfundojnë negociatat për formimin e qeverisë së ardhshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeshefi ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi, ka folur…