Vetëvendosje me mocion kërkon shkarkimin e Hoxhës

16 mars 2018 | 16:49

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka propozuar një rezolutë lidhur me interpelancën për rastin e vdekjes së ish-aktivistët të kësaj lëvizjes, Astrit Dehari më 5 nëntor të 2016 në burgun e Prizrenit.

“Pika e parë realizimi i pa vonesë i hetimit të pavarur ndërkombëtarë, si dhe bashkëpunimi pa pengesa nga institucionet ligjzbatuese të institucioneve të Kosovës. Pika e dytë, shkarkimi i menjëhershëm brenda PK-së përgjegjës për rastin në mënyrë që t’i hapet rrugë hetimit të plotë dhe pa pengesa”.

“Pika e tretë, shkarkimi i ministres në kabinetin qeveritar, Dhurata Hoxha si ministre nën udhëheqjen e së cilës dështoi përmbushja e detyrës zyrtare në lidhje me mbarëvajtjen e institucioneve korrektuese dhe pengën në hetime të pavarura”, ka thënë Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka kërkuar nga organet e…