Vetëvendosje nuk i beson Hotit për Asociacionin

18 tetor 2020 | 12:46

Lëvizja Vetëvendosje nuk po i zë besë deklaratave të kryeministrit Avdullah Hoti se nuk do të hapë temën e Asociacionit të Komunave Serbe në dialogun me Serbinë.

Partia e Albin Kurtit konsideron se ndërrimi i shpeshtë i qëndrimeve të kreut të qeverisë e bënë të pabesueshëm atë. Derisa vlerëson se në rrethanat aktuale ku i kërkohet vendit ndryshimi i Kushtetutës për t’iu përshtatur statutit të AKS-së nuk mund të ketë një marrëveshje finale të mirë për Kosovën.

Anëtarja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci, në një intervistë për “KosovaPress” thotë se tema e themelimit të Asociacionit të Komunave Serbe, duhet të jetë e mbyllur për Kosovën, teksa shprehet edhe shqetësuese për deklaratat se në vend ka pasur pajtueshmëri për implementim të tij.

“E para punës zotëri Hoti nuk është një njëri që nuk i ka ndryshuar qëndrimet e tij. Kemi parë jo nga muaji në muaj, por nga dita në ditë ndryshim të deklaratave. Çfarë thotë sot nuk e thotë nesër dhe kjo nuk është një gjë e mirë. Në anën tjetër edhe në lidhje me asociacionin ka përdorur deklarata që kjo çështje është temë e mbyllur, por ka thënë edhe se ne kemi marrëveshje të vitit 2013 atë të vitit 2015 dhe kemi vendimin e Gjykatës Kushtetuese. E që vendimi i saj e bënë të pazbatueshme marrëveshjen e vitit 2015 dhe asaj 2013. Por ai i ka përmendur të gjitha. Kështu që nga e kaluara e tij dhe këtu duhet të kemi parasysh s’mund t’i besojmë fjalëve që ai thotë… Lajçak nuk e ka hapur fare këtë çështje me Lëvizjen Vetëvendosje dhe besoj që ai si një diplomat e ka të qartë se për Lëvizjen Vetëvendosje sikur në vitin 2013-2015 e ashtu edhe sot është një temë e mbyllur”, ka thënë Nagavci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-mbrojtësi i Manchester Cityt dhe West Hamit, Pablo Zabaleta, ka…