Pensionohet ish-mbrojtësi i Cityt dhe Argjentinës

18 tetor 2020 | 12:37

Ish-mbrojtësi i Manchester Cityt dhe West Hamit, Pablo Zabaleta, ka njoftuar tërheqjen nga futbolli. Argjentinasi u transferua në “Etihad” nga Espanyoli në 2008 dhe luajti 333 ndeshje për “Qytetarët” duke fituar dy tituj kampion.

35-vjeçari luajti edhe 58 ndeshje me kombëtaren e Argjentinës, por pa arritur të fitojë ndonjë trofe me kombëtaren.

“Pas 18 vitesh si futbollist profesionit, mora vendimin për të lënë futbollin. Këto kanë qenë vite të mrekullueshme që më kanë dhënë mundësinë që të shijoj momente unike dhe të paharrueshme. Do të falënderoj të gjithë njerëzit që e nisën udhëtimin me mua: klubet, shokët e skuadrës, trajnerët dhe në veçanti familjen dhe të gjithë miqtë e mi”, ka shkruar Zabaleta në “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vetura e gazetarit të Gazetës Online “Reporteri.net”, Shkumbin Kajtazi, u…