Vetëvendosje: Serbi që u arrestua dje rrahu dy të rinjtë shqiptarë tek ura e Ibrit (Video)
14 qershor 2023
| 12:49
Lëvizja Vetëvendosje nëpërmjet një video ka bërë me dije se serbi i arrestuar dje Milun Milenkoviq, i njohur si “Lune”, ishte ai që ka sulmuar dy shqiptarët në Mitrovicën e Veriut.
“Prijësi i bandave fashiste që sulmoi KFOR-in, Policinë e Kosovës, dhe dy të rinjtë shqiptarë, Milun Milenkovic – Llune, që njëherazi është edhe njëri prej udhëheqësve të formacionit kriminal “Mbrojtja Civile” u arrestua dje nga Policia e Kosovës”, është thënë në postimin e LV-së të publikuar në rrjetet sociale.



