Hernandezi dëshiron largimin dhe transferimin te PSG-ja

14 qershor 2023 | 12:48

Mbrojtësi i Francës, Lucas Hernandez e ka njoftuar Bayern Munchenin se dëshiron që të largohet gjatë verës. Gazetari i njohur gjerman, Florian Plettenberg, bëri të ditur se francezi i ka informuar personalisht krerët e klubit për dëshirën e tij.

Hernandez besohet se dëshiron që të transferohet te Paris Saint-Germaini. 27-vjeçari nuk do të rinovojë as kontratën e tij, e cila skadon në verën e vitit 2024.

Kësisoj, edhe Bayerni besohet se do ta lejojë mbrojtësin që të largohet këtë verë, për të mos e humbur falas vitin e ardhshëm. “Bavarezët” kërkojnë 60 milionë euro për Hernandez, plus bonuse të tjera.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, e ka cilësuar si…