Deputetja e LV-së: Demokracitë nuk sanksionojnë demokracitë

14 qershor 2023 | 12:45

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, e ka cilësuar si absurde mundësinë që Bashkimi Evropian (BE) t’i vendos sanksione Kosovës.

Ajo ka shkruar në “Facebook” se demokracitë nuk sanksionojnë demokracitë.

“Është absurde me mendu se duhet me u sanksionu Kosova, e cila politikat e saj i ka në përputhje të plotë me vlerat dhe parimet e Bashkimit Evropian. Demokracitë nuk sanksionojnë demokracitë. Ato bashkëpunojnë dhe mbështesin njëra-tjetrën. Është marrëzi me kërku prej Kosovës me shkel mbi parimet demokratike që vet BE-ja e ka ndihmuar Kosovën t’i ndërtojë”, ka shkruar Pacolli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rafael Leao rinovoi kontratën me Milanin para pak javësh, duke…