Vetëvendosje: Shpend Ahmeti e ka prioritet dialogun me Serbinë, jo kryeqytetin

18 dhjetor 2018 | 14:33

“Komuna e Prishtinës: Premtimet e pambajtura gjatë vitit 2018”, ishte tema e tryezës të organizuar të martën nga përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët kanë numëruar një varg dështimesh në shumë fusha nga kryetari i kësaj komune, Shpend Ahmeti.

Kryetari i Qendrës së Prishtinës në Lëvizjen Vetëvendosje, Arben Vitia, ka thënë se mandati i parë i Ahmetit ka qenë i fokusuar në zhbërjen e krimit, krijimin e mirëqenies dhe barazi për qytetarët e Prishtinës, ndërsa sipas tij në mandatin e dytë ka ndodhur e kundërta.

Ai ka thënë se përveç që janë ndalur investimet, janë ndalur edhe projektet e nisura. Sipas tij, Plani i mobilitetit, parqet, spitali i qytetit, infrastruktura dhe shumë projekte të tjera kanë dështuar tash me qeverisjen e kryetarit Ahmeti.

Më tutje, ai ka thënë se me marrjen e mandatit të dytë në dhjetor të vitit 2017, ka ndodhur takimi i parë në mes të kryeministrit Ramush Haradinaj dhe kryetarit Ahmeti për të vazhduar pastaj edhe më shumë takime të tjera gjatë vitit.

Ai ka thënë se në çdo diskutim në diskursin publik dhe në deklaratat publike të kryeministrit Haradinaj dhe të kryetarit Ahmeti ishte Prishtina dhe qytetarët e saj, ndërsa në ndërkohë, sipas Vitisë, diskursi publik i këtyre takimeve e kanë vendosur Prishtinën në një cep dhe dialogu me Serbinë e kanë vënë në qendër të diskutimit.

Ndërsa, deputeti i Vetëvendosjes, Liburn Aliu, ka thënë se kur është larguar Nora Kelmendi nga Komuna e Prishtinës, është bërë “dasmë” në komunë, sepse siç ka thënë ai, ajo ka qenë pengesë e krimit në këtë komunë. (Ksp)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vrasja e kolumnistit saudit, Jamal Khashoggi, në një vit kur…