Vetëvendosje sot organizon protestë para zyrës së Kryeprokurorit

26 prill 2019 | 08:28

Lëvizja Vetëvendosje sot organizon protestë paqësore e cila pritet të fillojë në orën 11:55.

Protesta pritet të zhvillohet para ndërtesës ku ndodhet zyra e Kryeprokurorit të Shtetit.

Njoftimi i plotë i LV-së për protestë:

Më 26 prill, në ora 11:55, protestojmë te Kryeprokurori i Shtetit Korrupsioni në vendin tonë është shtuar e përhapur si asnjëherë më parë. Kurrë shteti i Kosovës nuk ka qenë më i kapur sesa sot. Prokuroria e shtetit nuk po i ndjek as krimet e luftës e as krimet e paqes, as krimet ekonomike e as krimet politike.

Në vend se presidenti, kryeministri e kryeparlamentari t’i frikësohen kryeprokurorit, ky iu frikësohet atyre. Asnjëherë nuk ka pasur kaq shumë ministra kaq shumë të korruptuar. Mirëpo, asnjë ministër i qeverisë nuk i frikësohet kryeprokurorit Aleksandër Lumezi, dhe, ky i druhet cilitdo, pra secilit, prej tyre.

Në Kosovën tonë të dashur nuk mund të kemi luftim të krimit të organizuar dhe të korrupsionit të institucionalizuar, nuk mund të kemi gjyqësor të drejtë e drejtësi gjyqësore, me kryeprokuror Aleksandër Lepurin. Me këtë kryeprokuror, shteti i Kosovës nuk është Republikë, por Lepurblikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, njëherësh edhe nënkryetar i AAK-së,…