Vetëvendosjes i bashkohet një mjeke dhe një profesor i Kimisë

03 tetor 2019 | 11:40

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka bërë me dije se kësaj lëvizje i është bshkuar doktoresha Suzana Vllasaliu – Muriqi, e cila gruaja e parë kardioanesteziologe në Kosovë.

“Doktoreshë Suzana Vllasaliu – Muriqi, me përvojë pune e me specializime në spitale publike e private, brenda e jashtë vendit, është gruaja e parë Kardioanesteziologe në Kosovë (2010-2018). E kthyer në Kosovë pas çlirimit, doktoresha gjithmonë ka studiuar në lëmi të mjekësisë për të cilat ka patur nevojë Kosova. Nënë e dy fëmijëve të vegjël, familja dhe puna nuk janë bërë kurrë pengesë të njëra-tjetrës për Suzanën. Ajo ka vullnet të pashtershëm për punë e angazhim në Kosovë dhe brengë të madhe për gjendjen e rëndë të shëndetësisë në vend”.

“Në një kohë kur fëmijët tanë enden rrugëve të Evropës për intervenime në zemër e kur këto ndërhyrje bëhen në QKUK vetëm me ndihmën e ekipeve të huaja humanitare, Suzana aktualisht po ndjek studimet Master në Universitetin e Pizës në Itali për Kardiokirurgji pediatrike. Me Suzanën dhe programin e Lëvizjes për shëndetësinë e kemi zemrën më të fortë, fëmijët më të sigurt dhe institucionet më dinjitoze. Në organizatën tonë i uruam mirëseardhje së bashku me nënkryetaren Fatmire Mulhaxha-Kollçakun dhe anëtaren e kryesisë Albulena Haxhiun”, ka shkruar Kurti në llogarinë e vet në “Facebook”.

Po ashtu, Kurti ka bërë me dije se Vetëvendosjes i është bashkuar edhe Azem Lajçi, i cili mban titullin doktor i shkencave të Kimisë.

“Studimet themelore i ka përfunduar në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore në UP në Kosovë, kurse magjistraturën dhe doktoratën në Universitetin e Zagrebit. Ai ka publikuar më shumë se 30 punime shkencore brenda dhe jashtë vendit, si dhe ka shkruar tekste universitare për studentët e mjekësisë, stomatologjisë dhe biologjisë. Azemi tani ligjëron në Fakultetin e Mjekësisë, në UP, lëndët Kimi Mjekësore dhe Kimi e Përgjithshme. Me dijen dhe përvojën e tij në shkencë e në hulumtime Lëvizja është më e plotë dhe më e pasur”, ka shkruar Kurti.

/Epoka e re/

Azem Lajçi mban titullin Doktor i Shkencave të Kimisë. Studimet themelore i ka përfunduar në Fakultetin e Shkencave…

Gepostet von Albin Kurti am Donnerstag, 3. Oktober 2019

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjuha spanjolle për herë të parë do të jetë si…