Vetëvritet një person në Suharekë

23 prill 2021 | 09:21

Një person është vetëvrarë ditën e enjte në Suharekë.

Policia bën të ditur se ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se babai i tij dyshohet se ka bërë vetëvrasje.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se babai i tij dyshohet të ketë bërë vetëvrasje. Viktimën e kanë dërguar me urgjencë në spital pastaj sipas mjekëve viktima ka vdekur pasi kishte plagë të rënda”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia njofton se në vendin e ngjarjes është gjetur një armë nuk dihet lloji.

“Është njoftuar prokurori i cili ka cilësuar rastin vrasje deri në hetimet e ardhshme”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dita Ndërkombëtare e Librit dhe e Drejtave të Autorit, e…