Vetizolim

23 mars 16:42

Këtu ku jemi

Nuk ka telefon

Nuk ka as libër

Nuk ka as letër

Nuk ka as laps

Për të shkruar

Dhe kthyer përgjigje

 

Nuk ka as stuhi

As re të zeza- futë

Por zukama e gjinkallave

Të shpon timpanin.

 

Hej, me shkruaj si është në botën tjetër

Më shkruaj për kohen

Sa është temperatura

A keni marramendje

Nga vapa e thashethemet

 

Sonte, meteorologët lajmëruan

Nuk do te bije shi

Po as freskët nuk do te bëjë

Unë e vetmia, nesër

Do te qeshim me stinën.

Në vet izolim

 

(Sabile Keçmezi-Basha)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtuesit e klubi elitar të Kosovës në futboll, Trepça ’89…