Veton Berisha rizgjidhet kryetar i Partisë Liberale Egjiptiane

10 shkurt 2018 | 21:51

Në Prishtinë të shtunën u mbajt  Kuvendi i dytë i rregullt i Partisë Liberale Egjiptiane (PLE), me ç’rast është rizgjedhur kryetar i partisë Veton Berisha, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

“Ky kuvend zgjedhor u përcjell me diskutime nga të pranishmit rreth pozitës së komunitetit Egjiptian në shoqërinë kosovare dhe përgjegjësisë institucionale ndaj komunitetit. Me prezencë të 109 delegatëve nga degët e PLE-së në Kosovë dhe Diasporë si dhe mysafirëve prezent është miratuar statuti dhe programi i ri i partisë. Me këtë rast me shumicë të votave u rizgjodh kryetar i Partisë Liberale Egjiptiane për mandatin 4 vjeçar, Veton Berisha”, thuhet në komunikatën e partisë së Berishës. Më tutje thuhet se, “u miratua përbërja e kryesisë qendrore me 45 anëtarë. Ky kuvend reflektoi me një reformë të thellë të funksionimit të PLE-së për mandatin në vijim”.

Kryetari i rizgjedhur Veton Berisha u zotua se marrja e mandatit të ri është përgjegjësi për të dhe tha se ai do të përkushtohet duke ndikuar drejtpërdrejtë në ndryshimin pozitiv të pozitës të komunitetit egjiptian në shoqërinë e Kosovës si dhe duke ndërmarr veprime konkrete për fuqizimin e shtetësisë së Kosovës si dhe ndërkombëtarizimin e saj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Boksierja nga Kosova, Donjeta Sadiku ka fituar medaljen e artë…