Vetteli ende beson në përmbysje: Ferrari ka ende potencial për të dhënë

08 gusht 2018 | 11:57

Sebastian Vetteli ka lënë pas krahëve zhgënjimin e dy garave të fundit, ku nuk arriti të fitojë dhe tashmë diferenca e tij me Hamiltonin, që kryeson renditjen e Formula 1, është 24 pikë.

Pavarësisht prej kësaj, piloti gjerman i Ferrarit beson se asgjë nuk është e përfunduar dhe se pjesa e dytë e sezonit mund të ndryshojë sërish fatin e Botërorit. “Këtë vit kemi treguar se makina jonë është më efikase dhe më e fortë se ajo e rivalëve. Megjithatë, unë jam i bindur se Ferrari ka ende potencial për të treguar”, ka thënë Vetteli. Për pasojë, katër herë kampioni i botës është i bindur se gjërat do të ndryshojnë pas pushimeve verore.

“Ndryshe nga vjet, kur humbëm garën me Mercedesin, pasi nuk u përmirësuam në pjesën e dytë të kampionatit, këtë sezon gjërat janë ndryshe. Makina është e shpejtë dhe kjo është e rëndësishme. Këtë herë mund t’i vëmë nën presion rivalët dhe të marrim një rezultat më të mirë. Duhet të punojmë fort për të treguar në pistë se kush jemi, duke marrë maksimumin nga kjo makinë”, ka deklaruar Vetteli.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Kombëtares U18 të Kosovës në hendboll, Fadil Kqiku,…