Vetteli: Jam sportist, nuk jam i famshëm

19 korrik 2018 | 13:55

Pas fitores në Çmimin e Madh të Britanisë në pistën e Silverstones, Sebastian Vetteli tregon diferencat që janë mes tij dhe pilotit të Mercedesit, Lewis Hamilton, në pistë dhe jashtë saj.

Në të vërtetë, përderisa Lewis Hamiltoni është gjithnjë në faqet e para të medieve për festat apo ngjarjet e tjera mondane, gjermani i Ferrarit bën një jetë më të qetë dhe larg projektorëve, diçka për të cilën është kritikuar edhe në të kaluarën, por që atij nuk i ka bërë përshtypje.

“Unë jam sportist dhe jo person i famshëm. Kështu që kur shoh që personat më njohin, kur shkoj gjëkundi, mendoj se janë të interesuar për sportin dhe jo për modelin tim të flokëve, këpucëve që kam veshur e budallallëqe të tilla. Për mua gjëja më normale është të jem normal”, ka deklaruar Vetteli.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori Arturo Vidal mund të largohet nga Bayern Munchen në…