Vetteli: Nuk dua të tërhiqem

08 qershor 2019 | 08:15

Mercedesi dhe Lewis Hamilton po “fluturojnë”, ndërsa sezoni ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme për Ferrarin. Skuderia e famshme italiane po has vështirësi dhe nuk ka fituar ende  asnjë garë.

Titulli kampion për “kokëkuqen” mungon prej vitit 2007, edhe pse Sebastian Vettel po bën të pamundurën për t’iu rikthyer krenarinë tifozëve të shumtë të Ferrarit.

Gjermani renditet i treti në renditjen e pilotëve me 82 pikë, 55 pikë më pak se Hamilton dhe 38 më pak se Bottas, ndërsa shoku i skuderisë, Çarls Leklerk numëron vetëm 57 pikë të grumbulluara.

Vettel ka reaguar në lidhje me fjalët që janë përhapur për një tërheqje të tij nga garat e Formula 1. Katër herë kampioni i botës mohon zërat dhe zbulon objektivin e tij.

“Nuk kam thënë kurrë që dua të tërhiqem. Besoj se mund ta bëj kur të dua dhe skuadra mund të më dëbojë kur të dojë, por unë dhe Ferrari jemi të lumtur me njëri-tjetrin. Kam një mision për të përmbushur: dua të fitoj dhe Ferrarin dhe vetëm kjo gjë më kalon nëpër mend”, thekson piloti gjerman i kokëkuqes italiane.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova u ndal në një barazim 1-1 me Malin e…