Vetura bie në lumin ‘Shkumbin’, tre të vdekur

01 shkurt 2022 | 16:30

Tre persona kanë humbur jetën nga aksidenti në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, ku një automjet me të cilën udhëtonin pesë persona ka rënë në lumin Shkumbin.

Viktimat janë Elmi Keqa 52 vjeç, Elona Keqa 34 vjeç dhe Elis Sulmataj 18 vjeç. Ndërsa të plagosur kanë mbetur E.K. 8 vjeç, djali i çiftit Keqa, dhe Ambra Halili rreth 20 vjeç.

Aktualisht ende nuk dihen rrethanat e aksidentit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Socialdemokrate (PSD) ka njoftuar se aktivisti i kësaj partie,…