Vetura bie nga ura në SHBA, vdes shqiptari dhe 15-vjeçarja që ndodhej me të

14 tetor 2019 | 13:48

Një aksident i rëndë është regjistruar në Rockland County në SHBA. Viktima është 17-vjeçari Altin Nezaj, i cili ka gjetur vdekjen bashkë me një vajzë 15 vjeçe, ndërkohë që një tjetër person mbeti i plagosur rëndë.

Mediat e huaja bëjnë me dije makina me të cilin udhëtonte shqiptari tip ‘Porsche’, doli nga rruga si duke tentuar të shmangë përplasjen me një mjet tjetër, ku bashkë me Nezaj gjeti vdekjen në spital edhe 15-vjeçarja, Saniha Cekic.

Ngjarja ndodhi në rrugën ‘State Route 304’ në mbikalim, duke bërë që pas rënies nga lartësia mjeti të marrë flakë.

/Gazeta-shqip

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri Drejtësisë, Abelard Tahiri sot ka deklaruar se emërimi i…