Vetura e policisë godet shtyllën, tre policë të lënduar

05 janar 2018 | 14:50

Një veturë policore është aksidentuar në rrugën “Bujanovci” në Gjilan.

Si pasojë e këtij aksidenti tre policë kanë marrë lëndime të lehta dhe janë duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Gjilanit.

Vetura e policisë ka goditur shtyllën në skaj të rrugës, ndërsa shkaqet e këtij aksidenti ende nuk janë bërë të ditura.

Lajmin për “Klan Kosova” e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale për Gjilan, Ismet Hashani.

Ai ka bërë me dije se njësitet hetimore janë në vendin e ngjarjes dhe detajet e tjera do të bëhen të ditura me kohë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Junikut, Agron Kuçi, ka emëruar nënkryetarin…