Vetura rrokulliset në mes të rrugës në Klinë, tre të lënduar nga aksidenti

17 prill 2023 | 18:53

Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur pasditen e së hënës në rrugën Klinë-Gjakovë.

Si pasojë e një përplasjeje, njëra prej veturave është rrokullisur.

Nga ky aksident kanë mbetur të lënduar tre persona.

“Sot rreth orës 16:00, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Volljakë-Klinë, në këtë aksident kanë qenë të involvuara dy vetura dhe si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore”, tha zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova. Reporteri.net

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtari i Lëvizjës për Bashkim, Avni Klinaku, ka shkruar një…