Veturat e MPB-së janë në shfrytëzim të KQZ-së për organizimin e zgjedhjeve

29 nëntor 2020 | 13:04

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka reaguar ndaj disa lajmeve, që janë duke qarkulluar në media se veturat e MPB-së, janë duke u përdorur në procesin elektoral që është duke u mbajtur sot në Komunën e Podujevës dhe Komunën e Mitrovicës së Veriut.

“Me këtë rast ju njoftojmë se veturat e Ministrisë së Punëve të Brendshme janë dhënë në shfrytëzim për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për organizmin e zgjedhjeve. Ju bëjmë me dije se kjo është një praktikë që gjatë organizmit të zgjedhjeve në Kosovë, KQZ, kërkon nga Ministria e Administratës Publike, mbështetje me vetura për organizmin të zgjedhjeve. Tashmë meqë ish-Ministria e Administratës Publike është shuar në Ministrisë e Punëve të Brendshme, është përgjegjësi e MPB-së që t’iu jep në shfrytëzim veturat për KQZ-në. Ju njoftomë se këto vetura janë dhënë në shfrytëzim me miratimin e sekretarit të përgjithshëm të MPB-së, Lulzim Ejupi”, është thënë në reagimin e MPB-së.

Më herët Lëvizja Vetëvendosje në Podujevë përmes një reagimi për medie, ka theksuar se Agim Veliu me vetura të ministrisë po angazhohet për manipulim të zgjedhjeve në Podujevë.

LV-ja: Agim Veliu me vetura të ministrisë angazhohet për manipulim të zgjedhjeve në Podujevë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktori britanik, që ka lujtuar rolin e Darth Vader, në…